Mielli nuk mund të jetë arsye që bukëpjekësit ta ngritin çmimin e bukës tha, Kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu.
Tutje, Zejnullahu bëri të ditur se tashmë kanë filluar sigurimet e importeve.
“Nuk mund të jetë arsye mielli nëse bukëpjekësit dëshirojnë ta ngritin çmimin e bukës, për shkak se mielli nuk ka pasur ngritje të çmimit. Është ende herët për të dhënë shifra të sakta se sa do të ketë miell këtë vit. Ne vijmë në konkluzionin se ndoshta përsëri në fund të sezonës do të ndahemi mjaftueshëm të kënaqshëm. Sipas disa informacioneve që kam marrë, veçse kanë filluar sigurimet e importeve”, tha Zejnullahu në emisionin “Ditari”.
Ndërkaq, Zejnullahu tha se nuk ka vend për panik sa i përket rezervave shtëpiake me miell, pasi siç tha ai, Kosova ka sasi të mjaftueshme të miellit.