Interi dhe Paris Saint-Germain thuhet se ende kanë arritur një marrëveshje për mbrojtësin sllovak, Milan Skriniar.
Reprezentuesi sllovak duket se është në prag të bashkimit me gjigantët e Ligue 1, por negociatat kanë vazhduar prej disa javësh.
Skriniar tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e PSG dhe kontrata e tij skadon në qershor 2023.
Nerazzurrët duhet të shesin një nga yjet e tyre gjatë verës, duke fituar të paktën 60 milionë euro nga shitjet në afatin kalimtar të verës.
Gazeta L’Equipe raportoi në mëngjes se 2 klubet kishin arritur një marrëveshje për çmimin e mbrojtësit, kështu që Skriniar do të transferohej në Parc des Princes për 60 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, dy klubet ende nuk kanë rënë dakord për tarifën e transferimit të lojtarit dhe negociatat janë ende në vazhdim, shkruan Telegrafi.
Mediumi italianë pranon se Interi ka ulur kërkesat e tyre dhe mund të shesë Skriniar për 65-70 milionë euro në vend të 80 milionë euro që ishte çmimi i tyre fillestar.