Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus, raporton InLajmi.
Krasniqi tha se në QKUK ka mungesa të mjekëve e të infermierëve e se janë duke bërë përpjekje në këtë drejtim, që të shtohet stafi.
Gjithashtu ai tha se do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime për pacintët me koronavirus të cilët nuk është një numër i madh
” Qëllimi i takimi ishte rishikimi i planeve tona. Të rishikojmë infrastrukturën, pajisjet mbrojtëse për personel shëndetësor dhe material shpenzues dhe shtimin e stafit infermier. Ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve sepse numri i pacienteve në klinika nuk është i madh. Ne kemi takime dhe përgatitemi që çdo pacient të ketë mundësi për trajtim të nevojshëm. Ka mungesa sidomos te anesteziolog, pulmolog. Ka mungesa në nivel QKUK. Pjesa më të madhe e kemi te stafi infermier. Sot edhe zyrtarisht po bëjmë përpjekje për staf shtesë të infermierëve. Trupat profesionale janë dukë bërë përpjekje që të rikthejnë në funksion pajisjet”. /InLajmi/