Kreu i Grupit të PS Tualant Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas takimit me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovic, ndësa u shpreh se në këtë takim u diskutua për çëshjte të interesit të dyanshëm.
Gjatë fjalës së tij, deputeti gjerman shprehu keqardhjen se BE kishte shansin 3 javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës dhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së.
Megjithatë, Ahmetoviç shtoi se qeveria e re e Olaf Scholz do të punojë që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme.
“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat. Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.
Gjatë fjalës së tij Balla gjithashtu tha se Ballkani i Hapur mundëson liritë e BE në rajon, shkruan Periskopi.
“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.