Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur së vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2022 në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë kanë ateruar 261,013 udhëtar, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo shënon rritje për 48 % në krahasim me vitin e kaluar në po të njëjten kohë.
Aliu tutje ka shtuar se numri i përgjithshëm i shkuarjeve dhe ardhjeve është 1.3 milion udhëtar, ndërsa kjo shifër shënon 83 % rritje në krahasim më vitin që lam pas.
Postimi i plotë i tij:
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Adem Jashari, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, e vetëm gjatë muajit Qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2021.
Për më shumë, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%. /InLajmi/