Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nuk e ka miratuar Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, ka reaguar ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se paaftësia e qeverisë po kontribuon në përkeqësimin e gjendjes në shëndetësi.
Më tej Zemaj, ka kërkuar nga deputetët që në seancën plenare ta mbështesin këtë iniciativë ligjore.
Postimi i plotë i tij:
Shumicë parlamentare: për hir të shëndetit të qytetarëve pranoni mbështetjen tonë.
Paaftësia qeverisëse përveçse kontribon në përkeqësimin e gjendjes në shëndetësi, ajo as nuk pranon mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme.
Sot, anëtarët nga partia në pushtet, në kuadër të Komisionit për Shëndetësi, refuzuan në parim Ligjin e ri për Shëndetësi, të propozuar nga unë dhe deputetët tjerë mbështetës.
Ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në seancë plenare
ta mbështesin këtë iniciativë ligjore, e cila është në funksion të avancimit të sistemit shëndetësor. /InLajmi/