Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2022-2023, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se mbi 5 mijë student të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së.
Konkursi për aplikim në fakultete mbetet i hapur deri 19 korrik.
Njoftimi i plotë nga Universiteti i Prishtinës:
Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.

Gjithsej 5497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik. /InLajmi/