Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë vazhdon ta mbajë nën kontroll naftën ku edhe sot ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme, përcjell InLajmi.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./InLajmi/