Antari i AAK-së, Pal Lekaj, ka pritur në takim senatoren e Teksasit Angela Paxton, përcjell InLajmi.
Lekaj ka thënë se në këtë takim kanë qenë 4 pika kryesore që kanë diskutuar me senatoren Paxton.
Njëra ndër temat ishte nxitja për investime Amerikane në Kosovë, përmes një bashkëpunimi mes shtetit të Tekasait.
Njoftimi i plotë i tij:
Kosovë – Amerikë
Takim ndërinstitucional me Senatoren e Texasit znj. Angela Paxton, z. James Frinzi, Kryeshef Ekzekutiv i Multiband Global si dhe z. Senton Kaçaniku, përfaqësues për Ballkanin Perëndimor
Temat e diskutimi ishin:
– Nxitja e investimeve Amerikane në Kosovë përmes bashkëpunimit më të afërt mes institucioneve Kosovare dhe atyre të Shtetit të Teksasit
– Mbështetja dhe favorizimi i teknologjive dhe prodhuesve Amerikanë për 5G si opsioni më i sigurt për Kosovën
– Mbrojtja e interesit kombëtar të Kosovës duke ndaluar dhe kufizuar me masa konkrete teknologjitë e pasigurta për 5G
– Thellimi i bashkëpunimit përmes shkëmbimeve dhe vizitave të ndërsjella në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Senatit të Teksasit. /InLajmi/