Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar të kryesuar nga deputetja Harriett Baldëin, përcjell InLajmi.
Në këtë takim nga Konjufca dhe delegacioni nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar është diskutuar për zhvillimet politike, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Deputetët e parlamentit britanik, falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehën përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit.
Njoftimi i plotë nga Kuvendi i Kosovës:
Kryetari Glauk Konjufca priti në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, deputetja Fitore Pacolli Dalipi dhe ambasadori Ilir Kapiti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga deputetja Harriett Baldëin.
Në takim, ndër të tjera, u diskutua për zhvillimet politike, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kryetari Konjufca, pasi i njoftoi deputetët britanikë me rrjedhat e punës së legjislativit dhe trupave të tij, vlerësoi lart mbështetjen koherente të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat vendimtare të shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar rolin e veçantë të këtij shteti mik për lirinë, pavarësinë dhe rimëkëmbjen e shtetit tonë. Kreu i Kuvendit po ashtu kërkoi përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Deputetët e parlamentit britanik, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë, falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehën përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit në sektorë dhe fush. /InLajmi/