Nevojitet:
150-200 gr miell,
2 vezë,
4 patate të prera në kube,
qumësht,
kripë,
ujë,
1 thelb hudhër,
piper,
2dl jogurt,
2 dl kos.
Pergatitja
Nga vezët, mielli, qumështi, uji dhe kripa, bëni një brumë pak më të trashë se krepat (pallaçinkat).
Ngrohni furrën në 220 gradë.
Lyeni tepsinë ose vendosni letër për pjekje dhe ngrohne mirë dhe më pas derdhni në të patatet e përziera me brumin si dhe me purenë e hudhrës, pastaj piqeni për rreth 20 minuta.
Hidhni jogurtin e përzier me kosin dhe piqeni për disa minuta tjerë.