Ditën e martë u varros ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, transmeton InLajmi.
Njerëzit iu përkulën zonjës Abe, e ulur përpara makinës së varrimit, duke mbajtur tabletën e varrimit të burrit të saj.
Pas meje njerëzit filluan të qanin me të madhe.
Pastaj disa bërtitën. “Abe-San, faleminderit shumë”.
Pak sekonda më vonë, makina e vdekjes ishte zhdukur.
Një grua e moshës së mesme pas meje po fshinte sytë me një shami.
“Nuk do të kemi kurrë një politikan tjetër si ai”, tha ajo.
Shinzo Abe ishte padyshim një figurë përçarëse dhe e diskutueshme.
Pikëpamjet e tij mbi historinë e Luftës së Dytë Botërore ishin shpesh shqetësuese, shkruan BBC.
Por për turmat e japonezëve që dolën për t’i thënë lamtumirë atij sot, “Abe-San” ishte vetëm kryeministri më i mirë që ata kishin njohur./InLajmi/