Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të arsimit dhe shëndetësisë së dobët.
“Janë këto 2 arsye. Jeni 2 prindër në një shtëpi. Keni 2, 3 apo 4 fëmijë dhe jeni në moshën 40 vjecare. E shihni vet se shëndetësia nuk ka përparuar dhe kushtet janë të dobëta. Për arsimin nuk po flas. Vetëm shikoni tekstet, rezultatet, gjendjen e objekteve. Në një shkollë, në klasa ka 40 nxënës. Nëpër kryeqytet po flas. Nuk ka mësim aty”, thotë ai.
Gashi përmend edhe trendin e ikjes dhe largimin e rreth 200 mijë persona gjatë viteve 2013-2022.
“Kur na bëri Turqia, e pastaj Jugosllavia e Serbia e quajtëm gjenocid. E cka është tani?”, shton ai.
Ai merret edhe me problemin e mungesës së punëtorëve në sektorin e gastronomisë, tha ai në T7.
“Gastronomët përballen me probleme të mungesës së kamarierëve e kuzhinerëve. Arsyeja është se ata shkojnë të punojnë edhe nëpër shtetet e rajonit. Verës ata shkojnë në Shqipëri për shkak të fitimeve më të mëdha.”, përfundoi ai.