Kjo javë do të kerakterizohet me mot kryesisht stabil dhe pa reshje atmosferike. Në bregdet pritet mot me diell dhe i nxehtë, por nuk priten temperatura ekstreme, ndërsa në zonat kontinentale ende mbetemi nën ndikimin e masave relativisht të freskëta ajrore që vijnë nga verilindja e Kontinentit.
E Marta dhe e Mërkura sjellin rreze të diellore, por njëkohësisht edhe vranësira lokale dhe erëra të freskëta nga veriu, verilindja dhe veriperëndimi. Shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu, ndërsa temperaturat shënojnë rritje krejtësisht të lehta.
Nga e enjta pritet të kemi mot më të nxehtë për shkak të depërtimit të masave më të nxehta ajrore që vijnë nga Evropa. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius të enjtën, ndërsa nga e premta deri në 34-35 gradë Celsius. Gjithnjë na pret mot kryesisht me diell dhe pa reshje atmosferike. Më së nxehti pritet të jetë të shtunën, kurse të dielën pritet një front i dobët i ftohtë ajror që mund të ulë temperaturat lehtësisht dhe vetëm përkohësisht, shkruan Meteo Ballkan.
Ishte ky me pak fjalë parashikimi javor i motit bazuar në ecuritë aktuale sinoptike. Nëse ndodhë ndonjë ndryshim eventual ne do ju njoftojmë në postimet tona të përditshme