Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i numëruar një nga një rritjet e çmimeve për secilin sektor, përcjell InLajmi.
Në bazë të ngritjeve të çmimieve ai ka parë që Qeveria e Kosovës nuk ka marr as edhe një hap ta ndihmoi qytetarin, sipas Mustafës qeveria nuk ka zbritur akcizën për derivate.
Veç tjerash ai ka cekur edhe mos zgjerimin e TVSH-së të reduktuar për 8%.
Postimi i plotë i tij:
Rritja vjetore e çmimeve 14,1%!!!

nafta 77,14%
vajrat dhe yndyrat ushqimore 53,8%
buka dhe drithërat 27,7%
qumështi, djathi dhe vezët 22,3%
sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 19,0%
mishi 19,6%
gazi 39,3%
lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 33,6%
Qeveri nuk ka ndërmarr asnjë hap për të ju lehtësuar jetën qytetarëve!
nuk është zbritur akciza në derivate
nuk është zgjeruar lista me TVSh të reduktuar 8%
nuk janë indeksuar (lidhur) me inflacionin pensionet, pagesat sociale, pagat e sektorit publik. /InLajmi/