Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ka reaguar për “zhdukjen” një javore të kryeministrit Albin Kurti i cili tash e 2 vjet radhazi veres po preferon të kaloj kohë të gjatë në bregdetin e Greqisë, përcjell InLajmi.
Abdullahu ka shkruar se Kurti deri dje hante pasul me hoxhën, ndërsa sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke.
Postimi i plotë i tij:
Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.
Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin. /InLajmi/