Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë takuar në Greqi, transmeton InLajmi.
“Në margjinat e 24-të The Symi Symposi dhe diskutova situatën aktuale në rajon dhe Dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në Dialog”, shkruan Miroslav Lajçak.
Lajçak ka njoftuar se me Kurtin ka biseduar për situatën aktuale në rajon.
Gjtihashtu përfaqësuesi i BE-së ka theksuar se me kryeministrin e Kosovës, ka folur për hapat e mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi./InLajmi/
In the margins of the 24th @SymiSymposium, @albinkurti and I discussed the current situation in the region and the Dialogue on normalisation. We focused in particular on the next steps needed in order to make progress in the Dialogue. pic.twitter.com/Pept1GS3Xx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2022