Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka kujtuar viktimat e Masakrës së Srebrenicës, transmeton InLajmi.
Michel ka thënë se Masakra e Srebrenicës është një nga momentet më të errta në historinë moderne evropiane.
“27 vjet nga gjenocidi i #Srebrenicës, një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane. Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ky përvjetor tragjik është gjithashtu një kujtesë: ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen në Evropë dhe që 🇧🇦 të bëhemi pjesë e Evropës”, shkruan Charles Michel.
Tutje Michel tha se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.
Presidenti i KE-së tha që do të vazhdojnë të punojnë për paqen në Evropë./InLajmi/
https://twitter.com/CharlesMichel/status/1546374477231144960?s=20&t=yvB7P5vlTennYb4rVnEpcA