Një aksident trafiku ka ndodhur para disa orësh në fshatin Gllaviqicë të Pejës, përcjell InLajmi.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 9 persona.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në këtë aksident thuhet të jenë përfshirë 3 vetura dhe janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë 3 vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime 9 persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi. /InLajmi/