Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, përcjell InLajmi.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, ka shkruar se zemrat e të gjithëve janë me të dashurit e viktimave të Srebrenicës.
Gjithashtu ka shtuar se të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër mizorive të tmerrshme.
“27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe. Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këtë mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani. /InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1546440906509021184?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1546440906509021184%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fosmani-per-masakren-e-srebrenices-duhet-te-jemi-te-bashkuar-kunder-perpjekjeve-per-mohuar-kete-mizori-te-tmerrshme%2F