Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Spirit Airlines” kanë kaluar momente paniku pasi ai shpërtheu në flakë kur u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Atlantës në Georgia.
Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri në avionin e nisur nga Florida erdhi për shkak të tejnxehjes së frenave, gjatë uljes në pistë, shkruan A2CNN.
Ekipet e evakuimit shkuan menjëherë në pistë dhe fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar.