Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një tentim vrasje në Prishtinës, përcjell InLajmi.
“Vrasje në tentativë, Prishtinë 09.07.2022 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 2 thika. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje policia ka njoftuar se i dyshuari e ka plagosur në këmbë një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje borxhi.
Gjithashtu policia ka treguar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/