Shprehja “ana e errët e Hënës” zakonisht i referohet anës së Hënës që ne nuk mund ta shohim nga Toka.
Hënës i duhen rreth 29 ditë për tu rrotulluar rreth Tokës. Po aq kohë i duhet për të bërë një rrotullim në boshtin e saj.
Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë shohim të njëjtën anë të Hënës nga Toka.
Kjo pjesë e Hënës nuk është në të vërtetë “ana e errët”, megjithatë, është më saktë “ana e largët”.
Ana e Hënës që ne nuk e shohim nga Toka merr po aq dritë dielli në të sa ajo që shohim, përcjell Alsat mk.
Në të vërtetë, e vetmja anë e errët e Hënës është ana që drejtohet larg nga Dielli në çdo kohë të caktuar.