Ka ndërruar jetë personi i cili është goditur ditë më parë nga rrufeja derisa po punonte në arën e tij në Rahovec, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur në facebook, faqja fshati Fortesë.
Në njoftim thuhet se varrimi do të bëhet këtë të hënë në ora 17:00 në varrezat e fshatit të Rahovecit.
Njoftimi i plotë nga Fshati Fortesë:
Ka vdekë në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit.
U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!
Prehu në paqe Izë! /InLajmi/