Furnizimi me gaz rus në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik është ndërprerë për 10 ditë, transmeton InLajmi.
Operatorët e tubacionit të mbështetur nga Rusia thonë se masa është për shkak të punës vjetore të mirëmbajtjes.
Por ministrat gjermanë besojnë se mbyllja është e motivuar politikisht për të ushtruar presion mbi Berlinin.
Muajin e kaluar, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se presidenti rus Vladimir Putin po përdor gazin “si armë” në përgjigje të sanksioneve të BE-së.
Në mesin e qershorit, firma shtetërore ruse e gazit Gazprom shkurtoi rrjedhat e gazit përmes Nord Stream 1 në vetëm 40% të kapacitetit të tubacionit. Ai fajësoi një vonesë në kthimin e pajisjeve që po servisoheshin nga Siemens Energy e Gjermanisë, shkruan BBC.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë dhe se Evropa duhet të përgatitet tani./InLajmi/