Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Greqi, përcjell InLajmi.
Çitaku në rrjetin e saj social facebook, ka thënë se kryeministri në vizita të tilla, do të duhet të qëndronte 2 ditë.
Gjithashtu ajo tha se Kosovës është duke e qeverisë Besnik Bislimi e jo Albin Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi?

Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë.
As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët.
Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II. /InLajmi/