Gazetarja e shëndetësisë, Arbëreshë Uka, ka shprehur shqetësimin lidhur me ikjen e vazhdueshme të kuadrove të mjekëve nga Kosova.

Ajo pos largimit të mjekëve e sheh shqetësues edhe ambientin e zhvillim të tyre profesional.

“Është paga, është mirëqenia, është ndërtimi i jetës. Unë mund të jem me shumicën [e tyre] edhe moshatare”, ka thënë Uka.
“Megjithatë, është pjesa tjetër. Është zhvillimi i tyre profesional. Ku po zhvillohen ata mjekë? Sot po e vajtojmë ikjen e mjekëve, kushtimisht, në dorën e kujt kemi me mbetë?:”
“Nuk jam për me gjyku unë por nëse ai nuk ka kushte, nuk ka mentorë ne numrin përkatës sa duhet me u monitoru edhe me avancu ata, se realisht janë mjekët në mësim, në shkollim tutje, atëherë ku po mbesim me kualitetin?
“Sa janë të krahasueshëm me vendet e afërta të rajonit specializantët tanë?”, tha ajo në Klan Kosova.
“Pra hyn një mori sa i përket rritjet së kualitetit, edhe paga, edhe shkollimi, edhe avancimi, edhe të tjerat”.



















