Ushtarët ukrainas luftuan të shtunën për të mbajtur larg forcat ruse përgjatë disa fronteve, thanë zyrtarët.
Një sulm me raketa në qytetin verilindor të Kharkivit plagosi 3 civilë, tha guvernatori i tij, megjithëse sulmet kryesore të Rusisë u përqendruan në juglindje të qytetit në Luhansk dhe Donetsk.
Këto 2 provinca, pjesë të të cilave mbaheshin nga separatistët pro-rusë përpara fillimit të konfliktit në shkurt, përbëjnë rajonin industrial lindor të Donbasit.
Zyrtarët ukrainas raportuan për sulme në të 2-ja rajonet të shtunën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Moska po grumbullonte forca rezervë nga e gjithë Rusia pranë Ukrainës.
Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha në Telegram se një raketë ruse kishte goditur Druzhkivkan, një qytet prapa vijës së frontit dhe raportoi për bombardime të tjera në vende tjera.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha në Telegram se forcat ruse “po qëllonin përgjatë gjithë vijës së frontit”, megjithëse një kundërsulm i mëpasshëm ukrainas e kishte detyruar Moskën të ndalonte ofensivën e saj.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se ushtria ruse kishte shënjestruar civilët me qëllim.
“Ajo qëlloi pikërisht në pjesën e banimit, absolutisht qëllimisht, në shtëpitë e zakonshme dhe objektet civile”, tha ai në një deklaratë, shkruan Klan Kosova.
Rusia, e cila pretendoi kontroll mbi të gjithë provincën Luhansk fundjavën e kaluar, mohon të ketë shënjestruar civilët.