Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është zhdukur një e mitur, përcjell InLajmi.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i së miturës.
“Person i zhdukur, Ferizaj 09.07.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.
Babai i vajzës ka deklaruar se e mitura ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas policisë rasti po vazhdon të hetohet./InLajmi/