Luis Suarez është një nga emrat e mëdhenj që përflitet për të përforcuar sulmin e Monzas.
Pas Icardit, Dybalas dhe Cavanit, edhe sulmuesi i sapolarguar nga Atletico e Madridit duket se ka përfunduar si objektiv i Adriano Gallianit.
Administratori i Deleguar i klubit italian, i sapongjitur në Serinë A, konfirmoi interesimin për sulmuesin e famshëm.
“Kontakti me Suarezin? Kam një kujtesë të shkurtër, nuk e konfirmoj dhe nuk e mohoj, ka shumë lojtarë që do të donin të vinin te Monza e Silvio Berlusconit. Do të vijnë një ose 2 sulmues, dua ta mbyll gojën dhe nuk do të them asgjë tjetër”.
Monza ëndërron për gjëra të mëdha, por synimi nuk është pjesëmarrja në Champions League:
“Berluskoni nuk më kërkoi Europën, të ecim me qetësi. Unë dhashë një objektiv, vendin e 10, që do të jetë një rezultat i mrekullueshëm”, përcjell Top Channel.
Drejtuesit e Monzas janë aktivë jo vetëm në merkato:
“Stadiumi? Do të bëjmë përafërsisht atë që u bë në Udine në “Dacia Arenan”, jo këtë vit, por vitin e ardhshëm”.