2 persona kanë mbetur të lënduar pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur sonte në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Vetura ka gjetur përfundiminnë një lokal ku edhe biznesit i ka shkaktuar dëme materiale.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Në njoftimin nga policia thuhet se personat e lënduar po marrin trajtim mjekësor
“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë Nga informatat e para është bërë e ditur se 2 persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”– tha Borovci. /InLajmi/