Rreth 592 mijë qytetarë ukrainas nuk kanë akses në energji elektrike. Kjo u njoftua nga Ministria e Energjisë e Kievit, raporton “Kiev Independent”, duke specifikuar se pjesa mw e madhe ndodhen në rajonet e Donetsk (350 mijë), Luhansk (130 mijë), Mykolaiv (30 mijë) dhe Kharkiv (28 mijë).
“Në 24 orët e fundit, energjia elektrike u është rikthyer mbi 22 mijë konsumatorëve të cilëve iu ishte ndërprerë për shkak të armiqësive. Në veçanti, mbi 11mijë në Donetsk Oblast, mbi 6 mijë në Mykolaiv, mbi 2 mijë në Kharkiv dhe 800 në Zaporizhia” shkruan në një deklaratë ministria, shkruan A2CNN.
Sipas Ministrisw, në disa zona puna e rikuperimit emergjent është e ndërlikuar për shkak të armiqësive të intensifikuara, operacioneve të çminimit dhe shfaqjes së dëmeve të reja në rrjetet e energjisë elektrike.