Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndarë një pjesë nga trajnimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Mehaj ka bërë të ditur që në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’.
Tutje Mehaj ja treguar se objektivi i këtij trajnimi është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla.
Gjithashtu Mehaj ka theksuar se po vazhdojnë me përmbushjen e objektivave si ushtri në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare.
Postimi i plotë i tij:

Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin “‘’Taktika me Njësi te Vogla (TTNJV)”
Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV).
Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.
Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”/InLajmi/