2 burra kanë rënë në një pus në një fshat të Mallakastrës ndërsa tentonin ta pastronin.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd.
B.B, 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç u nxorën nga pusi nga shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse, me shenja jete.
Ata tashmë janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, shkruan abcnews.al.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.