Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes 2 veturave, në rrugën Viciana në Vushtrri.
Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Viciana, Vushtrri 09.07.2022 – 09:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 2 automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. /InLajmi/