Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes 2 veturave në Skenderaj, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur përshkak kalimit të pasigurt nga ana e njërës veturë.
Ndërsa, lëndime trupore kanë pasur 5 persona të cilët menjëherë janë dërguar për tretman mjekësorë,
Sipas raportit mjekësor të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Likoc, Skenderaj 09.07.2022-13:10. 2 vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti ka ardhë si pasoj e përball kalimit të pa sigurt nga ana e njërës nga veturat e involvuar në aksident. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 meshkuj dhe 3 femra kosovar-e. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. /InLajmi/