Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar të gjithë besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit, përcjell InLajmi.
Mehaj ka uruar që kjo festë të jetë sa më e begatshme dhe që harmonia, solidariteti, lumturia të mos mungojnë kurrë.
Tutje ai ka përmendur me radhe tek i pari deri të i fundit të gjitha kategoritë duke mos harruar të përmend, veteran, ushtarë, dëshmorë dhe familje të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Gëzuar Kurban Bajramin,
Të gjithëve,
qytetarë tanë të besimit islam,
ushtarë, nënoficerë, oficerë e zyrtarë të Ushtrisë sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes,
familje të heronjve , dëshmorëve e martirëve të Kombit e Atdheut,
veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
miq ndërkombëtarë të besimit islam që shërbeni në vendin tonë,
Në këtë festë të veçantë,
paqi gjithë bekimet e begatitë e Zotit, ju dhe familjet tuaja!
Solidariteti, mirëkuptimi, harmonia, gëzimi e lumturia bashkë me dashurinë për njëri-tjetrin pa dallim, qofshin edhe më të shtuara për festat tona të përbashkëta.
Gëzuar! /InLajmi/