Matthijs de Ligt i ka thënë ‘’po’’ një transferimi te skuadra e Bayern Munich.
Futbollisti është pajtuar me të gjitha kushtet personale që i janë ofruar nga klubi bavarez.
Ai nuk e ka ndërmend ta vijojë qëndrimin te Juventusi, anipse ka kontratë me ta edhe 2 vite të tjera.
Kampionët gjermanë do të paguajnë për lojtarin diku rreth 70 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja, që pritet të nënshkruhet shpejt, është pesëvjeçare dhe do ta mbajë holandezin në ‘’Allianz Arena’’ deri në vitin 2027.