E ke parasysh atë shprehjen “arti i kontaktit me sy”? Pikërisht, me këtë lidhet trendi i TikTok-ut, i cili na mëson si të bëjmë një makeup për sy që duan të duken mistikë dhe misteriozë.
Trendi “Sytë e sirenës” po preferohet masivisht dhe na beso, i jep një pamje krejt tjetër makeup-it tënd.
Në fakt, sirenat njiheshin si figura mitologjike, të cilat joshnin burrat me sytë dhe aftësitë e tyre dhe ky trend është pikërisht një frymëzim nga mitologjia.
Këto gocat më poshtë e kanë provuar trendin dhe të mësojnë edhe ty se si të krijosh “siren eyes” perfektë, shkruan Anabelmagazine.
Kujdes! Mund të dashurohesh me veten!