I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Kurban Bajramit, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka uruar të gjithë por në theks të veçant të i ka vendosur familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit e tyre pranë.
Tutje ai ka bërë thirrje për tolerancë dhe mirëkuptim mes njerëzve dhe mbi të gjitha ka kërkuar të dhurohet dashuri drejtë njeri-tjetrit.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë, me fat festa e Kurban Bajramit!
Uroj, në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.
Në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit.
Bashkë dhe të shtyrë nga qëllimet e mira, uroj që secili prej nesh, angazhimin tonë ditor e profesional, ta kapitalizojmë në funksion të ngritjes dhe zhvillimit të Atdheut tonë.
Urime! /InLajmi/