Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka vizituar Bashkësinë Islame ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, raporton InLajmi.
Konjufca nga atje ka uruar edhe njëherë festën e Kurban Bajramit ku ka thënë së se populli i Koosvës ka kaluar në vështirësi por gjithmonë ka qenë në gjendje ta ruajë besimin e sinqertë.
Tutje ai është shprehur së sot kjo festë festohen nga miliona njerëz.
“Kjo është festë e rëndësishme. Miliona besimtarë festojnë këtë ditë. Ne na frymëzon për këtë besim. Në emër të insitucioneve iu falenderoj ju bashkësinë islame, ëmbëlsia është simboli që tregon simbolin dashurinë. Isha këtu në selinë e bashkësisë islame për të uruar këtë festë të rëndësishme të Kurban Bajramit. Kjo festë është e rëndësishme sepse na kujton lidhjen e ngritjen shpirtërore të njeriut dhe sakrificën. Populli yne ka kaluar në vështirësi por gjithmonë ka qenë në gjendje ta ruajë besimin”, tha Konjuca. /InLajmi/