2 vetura janë ndeshur mes vete sot në Gllarevë të Klinës, duke lënë të lënduar 7 persona.
Lajmin për Gazeta Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili dha detaje për rastin.
“Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes 2 veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar 7 persona”.
Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë. Lëndimet e tyre kanë qenë të lehta.