Mesfushori sulmues është ende pa skuadër, pasi Real Sociedad e ka njoftuar një muaj e gjysmë më parë, se nuk po rinovon kontratën, pavarësisht marrëveshjes verbale të arritur prej 3 sezonesh.
Sipas gazetarit Rudy Galleti, futbollisti nga Istogu është në negociata me Al-Nassr, një ekip nga Arabia Saudite, që të mund të nënshkruajë si lojtar i lirë.
Ai shton se është një kërkesë eksplicite e trajnerit të tij të ri, francezit Rudi García, shkruan gazeta blic.
2 skuadrat e tjera, Sevilla dhe West Ham, kanë treguar interes për Januzajn, që mund të përfundojë në Lindjen e Mesme.