Reperi kosovar, Lyrical Son do të jetë pjesë e festivalit, “Sunny Hill”, përcjell InLajmi.
Lyrical Son është një ndër reperët më të mirë shqiptar.
Lajmi për pjesëmarrjen e Lyrical Son në “Sunny Hill” është bërë i ditur në faqen zyrtare të festivalit, në rrjetin social, Instagram.
Festivali “Sunny Hill” do të mbahet me datat 4,5,6, dhe 7 gusht.
Edhe këtë vit festivalit do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë./InLajmi/