Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet e derivateve që do të jenë valide për 24 orët e ardhshme, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të fundit thuhet se, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 euro.
Ndërsa për litër, i Benzinës është 1.72 euro dhe i Gazit është 0.78 cent për litër.
Çmimet e lartëcekura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vlejnë vetëm për 24-orët e ardhshme duke filluar nga ora 10:00. /InLajmi/