Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 23 vjetorin e heronjëve Agronit, Yllit e Mehmetit, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se në 23 vjetorin e rënies do të qëndrojë pranë familjes Bytyqi.
Më tej ai shtoi se është duke ndarë dhembjen dhe krenarinë bashkë me familjen e heronjve.
Postimi i plotë i tij:
Humanizmi, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre jetojnë përgjithmonë.
Në 23-vjetorin e rënies së Agronit, Yllit e Mehmetit, ne qëndrojmë pranë familjes Bytyqi, bashkëluftëtarëve e miqve, duke ndarë bashkë dhembjen dhe krenarinë.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/