Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se në natën e së premtes i është ndaluar rryma, përcjell InLajmi.
Mustafa ka thënë se brenda mbrëmjes i është ndalur rryma 3 herë.
E premtja është nata e festës së Bajramit.
Tutje Mustafa Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ia ka uruar festën e Bajramit.
Postimi i plotë i tij:

Sapo u ndal rryma për të 3-tën herë sonte.
ZRrE-së i urojmë Bajramin e Madh./InLajmi/