Barcelona dhe Chelsea janë shumë pranë një marrëveshjeje për transferimin e Cezar Azpilicuetas në “Camp Nou”.
Sipas asaj që bëhet e ditur në mediet spanjolle, shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 3 milionë euro.
Kontrata e spanjollit me Chelsean skadon në verën e vitit 2024, por mbrojtësi nuk e ka ndërmend të presë deri atëherë, transmeton lajmi.net
32-vjeçarin po e tundon tej mase ideja për të luajtur në Barcelonë, ku do t’i gjejë edhe disa nga shokët e skuadrës që kishte në Chelsea.