Ambasada Japoneze në Kosovë ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, transmeton InLajmi.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se janë të pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Abe, sipas tyre nga një dhunë brutale.
Tutje në njoftim thuhet se në ngushëllimet qe morën nga Kosova janë dëshmi e mardhënieve të mira e miqësore mes 2 shteteve.
Gjithashtu në njoftim thuhet se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon
Njoftimi i plotë i Ambasadës Japoneze në Kosovë:
Jemi të pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Abe nga një dhunë brutale.
Më pas kryeministri Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ngushëllimet që morëm sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh.
Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj të ngrohtë./InLajmi/