Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në magjistralen Skënderaj-Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhensja e Policisë së Kosovës Fexhrije Pllana.
Si pasoj e këtij aksidenti ka humbur jetën një 66 vjeçar ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu.